Vesa paralajmëron suksese me Fushë Kosovën 

Volejboll

Vesa paralajmëron suksese me Fushë Kosovën 

Më: 9 korrik 2023 Në ora: 12:43
Vesa Shabani

Volejbollistja prej më të mira në Kosovë, Vesa Shabani, i bashkohet Fushë Kosovës.

Vesa emër i respektuar në sportin skofiar, për shumë vite ka qenë pjesë e kampiones dhe fitueses së Kupës së Kosovës, Dritës së Gjilanit.   

“Në rrugën për kampion, na bashkohet një kampione! 

Vesa Shabani e cila volejbollin e ka filluar në Gjilan, në klubin e volejbollit Drita, për të vazhduar karrierën edhe në Prishtinë, në klubin M - Technologie, gjatë karrierës se saj e kurorëzua disa herë me titullin kampion, kupën e Kosovës, kupën e Federatës dhe trofe te tjerë, këtë sezone i bashkohet klubit më të mirë në qytet, klubit të volejbollit Fushe Kosova.

Vesa gjithmonë ishte titullare dhe më shumë përgjegjësi është kujdesur që klubi përkatës të korrë suksese kulminante, andaj një përvojë e tillë neve na afron edhe më shumë me qëllimet e këtij kampionati.

Lojtare bllokere, që ne e njohim me emërtimin qendër, do të jetë një garanci e madhe për klubin që deri të fitoret të arrijmë në një formë më të lehtë”, njofton KVF Fushë Kosova. 

Vesa është e lumtur që iu bashkua klubit Fushës Kosova, me synimet të mëdha.

“Klubi i volejbollit Fushe Kosova për një kohë të shkurt arriti të bej revolucion, ku në vitet e fundit kemi parë një organizim tejet të mirë dhe cilësi në secilën ndeshje, andaj nuk ishte i vështirë vendimi që rrugëtimin tim të vazhdoj në këtë klub, shpresojmë për suksese kulminante", tha Vesa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat