Kosova U19 mban stërvitjen e parë në Bullgari

Volejboll

Kosova U19 mban stërvitjen e parë në Bullgari

Më: 9 korrik 2023 Në ora: 21:02
Kosova U19

Kosova U19 mban stërvitjen e parë në Bullgari, para Kampionatit Ballkanik!

Kosova U19, femrat, ka ateruar në Bullgari, para ndeshjeve të Kampionatit Ballkanik, të cilat do t'i zhvillojnë me fillim nga nesër.

Kontigjenti ka kryer stërvitjen e parë nën vëzhgimin e stafit teknik, derisa grupi është i bashkuar dhe i përgatitur maksimalisht për ndeshjen hapëse kundër Malit të Zi, të hënën, me fillim nga ora 18:00.

Ndeshjen e dytë, vashat tona e zhvillojnë me 12 korrik kundër nikoqirit të garës, Bullgarisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat