Shqipëria e mbyll në vendin e gjashtë

Volejboll

Shqipëria e mbyll në vendin e gjashtë

Më: 11 korrik 2023 Në ora: 12:21
Shqipëria

Në Tiranë ka përfunduar Kampionati Ballkanik i Volejbollit për moshën U-17 djem.

Në këtë event të organizuar nga Federata Shqiptare e Volejbollit morën pjesë 7 skuadra, të ndara në dy grupe.

Shqipëria e drejtuar nga trajneri Erin Sejati ndodhej në Grupin A, ku arriti një fitore me Maqedoninë e Veriut dhe dy humbje, ndaj Turqisë e Serbisë.

Për pasojë, kuqezinjtë nuk shkuan dot në gjysmëfinale dhe luajtën për vendet 5-6, sërish ndaj Maqedonisë së Veriut. Këtë herë fqinjët tanë fituan 3-1, duke bërë që Shqipëria ta mbyllë aktivitetin në vendin e gjashtë.

Këtë javë, FSHV do të organizojë edhe Ballkaniadën U-19 për djem, po në Tiranë.

Ndeshjet e Shqipërisë

Grupi A: Shqipëri-Maqedoni e Veriut, 3-1

Grupi A: Shqipëri-Turqi, 0-3

Grupi A: Shqipëri-Serbi, 0-3

Vendet 5-6: Shqipëri-Maqedoni e Veriut, 1-3

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat