Kosova U19 luan ndeshjen e parë

Volejboll

Kosova U19 luan ndeshjen e parë

Më: 11 korrik 2023 Në ora: 20:19
Pamje nga ndeshja

Kosova U19 luan ndeshjen e parë të Kampionatit Ballkanik kundër Turqisë!

Kombëtarja U19 e Kosovës, meshkujt, ka luajtur ndeshjen e parë të Kampionatit Ballkanik, të martën në mesditë, kundër Turqisë.

Djelmoshat "Dardanë" luajtën ndaj një kundërshtari jashtëzakonisht të fortë dhe kjo u vërejt që nga fillimi, ndërsa tanët vazhdimisht u munduan të bëjnë më shumë por e gjetën të pamundur të parandalojnë disfatën.

Kosova pësoi humbje me rezultat 3-0 (25-5, 25-10, 25-14), ndërsa takimin e radhës e luan kundër Moldavisë, të enjten.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat