Kosova U22 përgatitet për kualifikueset e Evropianit!

Volejboll

Kosova U22 përgatitet për kualifikueset e Evropianit!

Më: 12 korrik 2023 Në ora: 11:39
Pamje nga stërvitja

Kosova U22 vazhdon përgatitjet për kualifikueset e Evropianit!

Kombëtarja U22 e Kosovës, femrat, po i vazhdon përgatitjet intensive në kampin në Skenderaj, ku do të punojë për 11 ditë, para nisjes për në Çeki për kualifikueset e Kampionatit Evropian.

Vashat "Dardane" po stërviten nga dy herë në ditë, nën drejtimin e selektorit Ylli Kadriu, ndërsa grupi po ngritë nivelin vazhdimisht nga dita në ditë, para sfidave tejet të vështira në Grupin C, ku bëjnë pjesë edhe Çekia, Turqia dhe Austria.

Kujtojmë se këto kualifikuese do të luhen mes datave 20-23 korrik, 2023.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat