Kosova lufton por në fund mposhtet nga Bullgaria

Volejboll

Kosova lufton por në fund mposhtet nga Bullgaria

Më: 12 korrik 2023 Në ora: 23:20
Pamje nga ndeshja

Kosova lufton por në fund mposhtet nga Bullgaria!

Kombëtarja U19 e Kosovës, femrat, ka zhvilluar edhe përballjen e dytë në kuadër të Kampionatit Ballkanik të kësaj grupmoshe kundër nikoqirit të garës, Bullgarisë, të mërkurën pasdite.

Vashat "Dardane" nuk arritën të parandalojnë disfatën me rezultat 3-0 (25:13, 25:16, 26:24), duke treguar rezistencën më të fortë në setin e tretë.

Sidoqoftë, Kosova mbetet në garë për vendin e pestë, teksa nesër luan kundër Rumanisë për plasman në përballjen për këtë pozitë, nesër me fillim nga ora 15:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat