Kosova U22 e fillon aventurën në Ballkanik kundër Serbisë

Volejboll

Kosova U22 e fillon aventurën në Ballkanik kundër Serbisë

Më: 13 korrik 2023 Në ora: 23:50
Pamje nga një ndeshje

Kombëtarja e Kosovës, U22, meshkujt, në Kampionatin Ballkanik të Beach Volley fillon aventurën me ndeshjen kundër Serbisë, të premten.

Gara, e cila po zhvillohet në Maqedoninë e Veriut, pritet të jetë e fortë dhe tejet kompetitive, me ekipin kosovar që ka kryer të gjitha parapërgatitjet e nevojshme për të arritur formën më të lart, para fillimit të kompeticionit.

Dyshja "Dardane" Erion Bajrami/Ermal Maliqi do të ndeshet kundër ekipit serb, të premten, me fillim nga ora 11:00.

FVK i uron fat djelmoshave tanë në ndeshjet e këtij Ballkaniku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat