Kampionati Ballkanik i volejbollit, Kosova luan sot me Bosnje dhe Hercegovinën

Volejboll

Kampionati Ballkanik i volejbollit, Kosova luan sot me Bosnje dhe Hercegovinën

Më: 14 korrik 2023 Në ora: 11:49
Kosova luan sot me Bosnje dhe Hercegovinën

Kombëtarja e Kosovës në volejboll e grupmoshave U19 do të përballet sot me Bosnje dhe Hercegovinën, ndeshje kjo në kuadër të Kampionatit Ballkanik të volejbollit.

Përballja e sotme e “Dardanëve” të rinj do të jetë e vlefshme për një nga pozitat e larta të kësaj gare.

Kosova U19 luan sot kundër Bosnje dhe Hercegovinës me fillim nga ora 15:30 në kuadër të këtij kampionati që po zhvillohet në Shqipëri.

Në rast fitoreje sot, Kosova do të luante një ndeshje tjetër ditën e nesërme (e shtune).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat