Kosova U22 - meshkujt, fiton pikë në tavolinë

Volejboll

Kosova U22 - meshkujt, fiton pikë në tavolinë

Më: 14 korrik 2023 Në ora: 19:38
Pamje nga gara

Kosova U22, meshkujt, fiton pikë në tavolinë - prapë Serbia nuk shfaqet në fushë!

Pasi refuzoi të dalë në fushë në konkurrencën e femrave, Serbia përsëri ka veporuar njëjtë edhe në përballjen me "Dardanët" e rinj, në Kampionatin Ballkanik të Beach Volley, të premten pasdite.

Kështu, ekipi i Kosovës i përbërë nga dyshja Ermal Maliqi/Erion Bajrami dhe e drejtuar nga Arben Bislimi , fiton pikë në tavolinë dhe vazhdon me përballjet tjera gjatë ditës së nesërme.

Tanët do t'i luajnë edhe dy ndeshje, kundër Maqedonisë dhe Rumanisë, në fazë të grupeve, në kërkim të plasmanit të mëtutjeshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat