Kosova U22 siguron dy fitore të mëdha

Volejboll

Kosova U22 siguron dy fitore të mëdha

Më: 15 korrik 2023 Në ora: 15:57
Melirona Avdullahu, Vildane Jashari dhe Yllka Jashari

Kosova U22 siguron dy fitore të mëdha kundër Maqedonisë dhe Turqisë!

Kombëtarja U22 e Kosovës në volejboll, femrat, ka arritur dy fitore të mëdha, në kuadër të Kampionatit Ballkanik të volejbollit në rërë, të shtunën në mesditë.

Vashat "Dardane" fillimisht të premten mbrëma u mposhtën nga Rumania me rezultat 0-2 (12:21, 19:21), mirëpo treguan paraqitje brilante në ditën pasuese.

Fillimisht ekipi i përbërë nga dyshja Melirona Avdullahu dhe Yllka Jashari mposhti Maqedoninë me rezultat 2-0 (21-9, 21-5), para se të tregohej e fortë edhe për Turqinë, të cilën e mposhtën me rezultat 2:1 (16-21, 21-13, 15-13).

Kosova ne grupi B ka siguruar 3 fitore dhe 1 humbje, pritet të zhvillohen edhe dy ndeshje te ketij grupi për të mësuar nëse dardanet do të jenë në gjysmëfinalen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat