Kosova siguron finalen e madhe të Ballkanikut

Volejboll

Kosova siguron finalen e madhe të Ballkanikut

Më: 16 korrik 2023 Në ora: 14:58
Kosova

Kombëtarja U22 e Kosovës në Beach Volley, ka siguruar finalen e madhe të Kampionatit Ballkanik, pas një paraqitjeje brilante në gjysmëfinale, të dielën në mesditë.

Ekipi i "Dardanëve", i përbërë nga dyshja Ermal Maliqi/Erion Bajrami dhe e drejtuar nga trajneri Arben Bislimi, në gjysmëfinale u tregua i fortë për rivalët nga Rumania, Denis Boldis/George Breban, të cilët i mposhtën me rezultat 2-0 (21-18, 21-17).

Ishte një fitore e madhe ndaj një ekipi tejet kualitativ.

Në finale, Kosova U22 do të ndeshet me Turqinë (Batuhan Kuru\Sacit Kurt), të dielën, me fillim nga ora 18:30.

FVK i uron suksese djelmoshave tanë në këtë finale dhe shpreson në ngritjen e trofeut më prestigjioz të volejbollit në rërë në Ballkan për këtë grupmoshë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat