Kuqezinjtë e mbyllin në vendin e gjashtë turneun e shtëpisë

Volejboll

Kuqezinjtë e mbyllin në vendin e gjashtë turneun e shtëpisë

Më: 16 korrik 2023 Në ora: 19:38
Shqipëria

Në Tiranë u mbyll Kampionati Ballkanik U-19 në volejboll për djem, turne i organizuar nga Federata Shqiptare e Volejbollit dhe me pjesëmarrjen e 9 shteteve.

Shqipëria e drejtuar nga trajneri Elton Tukseferi u klasifikua në vendin e gjashtë.

Në tri ndeshjet e luajtura në këtë turne, kuqezinjtë fituan një, atë ndaj Bosnjë-Herzegovinës (3-1) e vlefshme për Grupin A. Shqipëria e mbylli në vendin dytë në grup, pa mundur dot të luajë për zonën e medaljeve.

Në këtë Ballkaniadë, Shqipëria u mund edhe nga Rumania (3-0) e Moldavia (3-2).

Humbja ndaj moldavëve erdhi pas setit final.

Gjithsesi, në përgjithësi, kuqezinjtë e rinj bënë një paraqitje të mirë në këtë turne ndërkombëtar.

Rezultatet e kombëtares U-19

Grupi A: Shqipëri-Rumani, 0-3

Grupi A: Shqipëri-Bosnjë/Herzegovinë, 3-1

Vendet 5-5: Shqipëri-Moldavi, 2-3

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat