Pse sakrifikuam në vitet e 90-ta, që të heqim sot dorë nga garat evropiane?

Volejboll

Pse sakrifikuam në vitet e 90-ta, që të heqim sot dorë nga garat evropiane?

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 20 korrik 2023 Në ora: 11:45
Foto ilustrim

Gjenerata e sakrificës në vitet e 90-ta, i rezistuan regjimit serb, ëndërronin që me klube të paraqiteshin në garat evropiane.

Këtë drejtë ia mohonte okupatori serb, madje nuk i linte të luanin as në fusha të improvizuara, duke i përndjekur, rrahur, arrestuar dhe burgosur. 

Kampionja Drita e Gjilanit - femrat dhe kampioni Peja – meshkujt, nuk do të marrin pjesë në garat evropiane në volejboll.

Sipas zyrës së FVK-së, do të garojnë në garat ballkanike!

Çfarë kuptimi ka heqja dorë nga garat evropiane dhe të garosh në garat ballkanike?   

A mos vallë se garat ballkanike po na del kinse më e fortë se ajo evropiane?

Përse ëndërrojnë volejbollistet dhe volejbollistët, që të luajnë në garat evropiane? 

A e dini se në vitet e 90-ta, shumë volejbollistë sakrifikuan dhe ëndërronin garat evropiane, si trajneri Xhavit Mustafa, volejbollistët Kemajl Tasholli, Veli Kajtazi, Agim Lumi, Ali Nikolla etj. Makfire Brestovci, Feime Shala, Afërdita Sadiku, Vildane Jashari, Ganimete Gërbovci etj. trajneri Abedin Ibrahimi, pastaj Faruk Brestovci etj.

Përveç që të prezantojnë klubin, shtetin dhe vetveten, ndokush nga ta, mund të ketë ndonjë ofertë.

Çka nëse të gjitha sportet vendosin të heqin dorë nga garat evropiane, ku do të futemi si sport?
Pse e mohojmë të drejtën tonë?

Federata e Volejbollit e Kosovës duhet që të bëjë obligative të paktën me kampionët të paraqiten në garat evropiane që nga viti i ardhshëm, ndryshe cilindo klub që refuzon duhet të ndëshkohet rëndë edhe me përjashtim nga liga!

Mos të ketë tolerime në kësi raste sepse mos pjesëmarrja në garat evropiane, është një goditje fatale për volejbollin e Kosovës!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat