Bardhi tregon shifrat e ulëta të shpërblimeve që jep FVK për ekipin kampion dhe fituesin e Kupës së Kosovës

Volejboll

Bardhi tregon shifrat e ulëta të shpërblimeve që jep FVK për ekipin kampion dhe fituesin e Kupës së Kosovës

Nga: K. Goca Më: 20 korrik 2023 Në ora: 21:36
Milot Bardhi

Milot Bardhi, ndihmëstrajner i klubit të volejbollit Peja, kampioni i Kosovës (meshkujt), arsyeton vendimin e klubit që të marrin pjesë në garën ballkanike.

Bardhi thotë se nuk do të marrin pjesë në garat evropiane për shkak të shpenzimeve të mëdha, sipas tij, si kampion i Kosovës marrin shpërblim minimal nga Federata e Volejbollit e Kosovës.  

“Sigurisht që është njëra ndër arsyet kryesore shpërblimi i vendit të parë është jashtëzakonisht pak.

Edhe me marr pjesë në ndonjërën prej ligave ka shumë punë dhe shpenzime.

Minimum shkojnë 50. 000 euro”, thotë Bardhi.  

Sa është shpërblimi për të fituar titullin dhe Kupën e Kosovës nga FVK?

“2500 euro kampion dhe 1000 për kupë”, përgjigjet Bardhi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat