Kosova U22 mbyll ndeshjen e parë kualifikuese të Evropianit

Volejboll

Kosova U22 mbyll ndeshjen e parë kualifikuese të Evropianit

Më: 22 korrik 2023 Në ora: 00:35
Kosova

Kombëtarja e Kosovës U22, femrat, ka mbyllur ndeshjen e parë në kuadër të kualifikimeve të Kampionatit Evropian për këtë grupmoshë, i cili po zhvillohet pikërisht në Çeki.

Vashat "Dardane" patën punë të vështirë ndaj nikoqirit të garës, Çekisë, e cila ishte jashtëzakonisht e motivuar për lojë, marrë parasysh edhe faktin se po luante në terren të vetë.

Kosova pësoi disfatë me rezultat 3-0 (25-9, 25-20, 25-12), duke treguar paraqitje dinjitoze në setin e dytë, të cilin e humbi me pesë pikë diferencë.

Vashat tona do të kenë më pak se 24 orë kohë të lënë prapa këtë disfatë, pasi, nesër, e shtunë, me fillim nga ora 16:00 i pret testi tjetër shumë i vështirë kundër Turqisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat