Volejbolli heq dorë nga garat evropiane, reagon Fejzullah Ademi

Volejboll

Volejbolli heq dorë nga garat evropiane, reagon Fejzullah Ademi

Nga: K. Goca Më: 22 korrik 2023 Në ora: 16:09
Fejzullah Ademi

Kampioni i Kosovës, Peja (meshkujt) dhe të femrat Drita e Gjilanit, kanë hequr dorë garat evropiane, duke vendosur të luajnë në garat ballkanike.

Mos pjesëmarrja në garat evropiane është një dëm për sportin skofiar të Kosovës.

Më këtë rast ka reaguar edhe ish kryetari i Federatës së Volejbollit të Kosovës, Fejzullah Ademi, njohësi më i madh i këtij sporti, njeriu që kontriboi shumë në vitet e 90-ta, duke i rezistuar okupatorit serb, që sot klubet tona të garojnë në garat evropiane dhe jo ato të zgjedhin të kundërtën!    

“Marrë në përgjithësi deri tani pjesëmarrja në garat e Kupës dhe garat e kampionëve në nivel ndërkombëtar (Europës) prej kohës kur federatat janë pranuar në institucionet relevante ndërkombëtare, pa ndonjë rezultat të pritshëm, sukses është vlerësuar me pak përjashtime, kalimi i xhiros së parë ose eventualisht në xhiron e dytë.

Tani kur kushtet ekonomike të ekipeve janë dukshëm më të mira, ekipet po kanë mundësi me angazhu lojtarë cilësor për nga pagesat, ndoshta mospjesëmarrja në këto evente nuk kishte me qenë mirë, pasi që ekipet dhe Federatat në bazë të pjesëmarrjes në eventet e cekura, subvencionohen nga MKRS dhe sponzorët e donatorët e ndryshëm.

Prandaj ,duke u nisur nga thënja së Sporti është Ambasador i shtetit që e përfaqësojnë, duhet të angazhohen për pjesëmarrje sa ma dinjitoze”, ka komentuar Ademi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat