Kombëtarja U22 arrin në Rumani

Volejboll

Kombëtarja U22 arrin në Rumani

Më: 25 korrik 2023 Në ora: 23:54
Melirona Avdullahu, Vildane Jashari e Yllka Jashari

Kombëtarja U22, femrat, arrin në Rumani!

Kosova U22, femrat, sot ka udhëtuar drejt Rumanisë, ndërsa nesër pritet t'i zhvillojë ndeshjet në fazën e grupeve të Kampionatit Evropian në Beach Volley.

Kosova U22, femrat, do të jetë pjesë e Grupit A, së bashku me Kombëtare tejet kualitative si Sllovenia, Belgjika dhe Rumania 1.

Nesër, vashat tona, Melirona Avdullahu/Yllka Jashari, të drejtuara nga trajnerja Vildane Jashari, pritet t'i zhvillojnë ndeshjet në kuadër të këtij grupi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat