Edon Ibrahimi do të drejtojë ekipin e Superligës së Sllovakisë 

Volejboll

Edon Ibrahimi do të drejtojë ekipin e Superligës së Sllovakisë 

Nga: K. Goca Më: 26 korrik 2023 Në ora: 16:18
Edon Ibrahimi

Edon Ibrahimi është emëruar kryetrajner i ri i ekipit Pirane nga Brusno e Sllovakisë.

Ky është edhe një sukses i madh për Ibrahimin, në përgjithësi komunitetin e volejbollit dhe sportit në Kosovë.

Ibrahimi ka një përvojë të mirë si trajner përveç që ka drejtuar ekipin Fer Volley nga Ferizaj, pastaj Wesprem nga Hungaria, është edhe selektor i Kosovës U20.

Skuadra sllovake e ka prezantuar Ibrahimin dhe ndihet të privilegjuar që në petkun e tyre kanë një trajner me cilësi të larta. 

Sllovaket garojnë në Challenge League (femrat)/

“Pirane kanë një trajner të ri!

Piranet e volejbollit zgjidhën çështjen e trajnerit. 

Në sezonin e ri, skuadrën do ta drejtojë trajneri i ri nga Kosova, Edon Ibrahimi. 

Ai kremtoi 28 vjet në qershor, vjen në Hron nga fqinjët tanë jugor, Hungaria.", njofton klubi.

“Pirane ka një ekip të ri dhe ai është trajner i kombëtares së Kosovës U20.

Sezonin e kaluar ai ishte trajneri kryesor i hungarez Vezprem. 

Kemi referenca të mira për të, ai është me përvojë dhe njëkohësisht një trajner i ri që premton shumë. 

Trajnerin e tërhoqi pjesëmarrja e Piranes në Kupën e Europës dhe do të ketë mbështetje e madhe të tifozëve”, tha presidenti i klubit të volejbollit Pirane Alexander Sabo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat