Skandaloze, Bosnja bllokon pjesëmarrjen e Kosovës! Gjinovci reagon ashpër 

Volejboll

Skandaloze, Bosnja bllokon pjesëmarrjen e Kosovës! Gjinovci reagon ashpër 

Më: 1 gusht 2023 Në ora: 18:31
Bahri Gjinovci

Turpi nuk ka kufij, Bosnja dhe Hercegovina bllokon pjesëmarrjen e vashave të Kosovës në garën ballkanike.

Ky është skandal i madh, ndërsa Federata Ndërkombëtare e Volejbollit, duhet sa më parë të marrë masa ndëshkuese ndaj Bosnjës.

“Skandaloze, Bosnja bllokon pjesëmarrjen e Kosovës!

Pavarësisht përpjekjeve të FVK-së, që të ndërmarrë të gjitha hapat për të garantuar hyrjen e Kombëtares sonë U21 te vajzat në BeH, kjo ka qenë e pamundur.

Ambasada e BeH në Shkup, nuk ka qenë e aftë të lëshojë vizat për ekipin e Kombëtares U21 te vajzat. 
Federata e Volejbollit e Kosovës ka reaguar menjëherë, duke i shfrytëzuar të gjithë mekanizmat e mundshëm, duke e quar në nivelet më të larta këtë problematikë.

Presidenti i FVK-së Bahri Gjinovci e ka njoftuar menjëhere edhe Asociacionin Ballkanik të Volejbollit (BVA), te e cila organizatë ky veprim i organizatorit është pritur me shqetësim", reagon FVK.

Letër proteste z. Bahri Gjinovci ka adresuar edhe te presidenti i CEV-it Aleksandar Boriçiç dhe te gjitha organizatat relevante të volejbollit.

FVK decidivisht ka kërkuar që Bosnjë e Hercegovinës ti merret e drejta për organizimin e kësaj gare.

Pavarësisht përpjekjeve të FVK-së për ta përgatitur ekipin në një grumbullim disa javor, ndërmarrjes së të gjithë hapave të nevojshëm për sigurimin e vizave dhe të gjitha aspektet tjera, kjo eshte pamundësuar për shkak të qasjes refuzuese të autoriteteve në Brçko.

Kërkojmë nga Ju, si autoriteti më i lartë i volejbollit në Evropë, të merren masat që gara në Bosnjë e Hercegovinë, të anulohet, sepse me moslejimin e Kosovës, eshte thyer një nga kriteret bazë, ai i dhënies së mundësisë për pjesëmarrje të secilit shtet, pavarësisht origjinës, religjionit apo bindjeve politike.

Ky rast demotivon talentët e rinjë dhe ndikon hapur në dekurajimin e talentëve, që të ushtrojnë sportin e bukur të volejbollit.” - thuhet mes tjerash në letrën e Gjinovcit, dërguar CEV-it.

Duke iu falënderuar edhe Komitetit Olimpik të Kosovës, kjo çështje ka arritur edhe në Komitetin Olimpik të BeH, i cili ka patur qasje pozitive dhe përkundër kësaj, autoritetet në Brçko nuk kanë siguruar të drejtën e hyrjes së ekipit tonë U21 te vajzat.

Është për keqardhje kur po jetojmë në vitin 2023, akoma politika triumfon mbi sportin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat