Fushë Kosova prezanton Linda Selmanin

Volejboll

Fushë Kosova prezanton Linda Selmanin

Nga: K. G. Më: 8 gusht 2023 Në ora: 18:43
Linda Selmani

Fushë Kosova duket se në edicionin e ri ka synime të mëdha, të luftojë për trofe.

Drejtuesit e Fushës Kosovës prezantojnë volejbollisten Linda Selmani. 

“Edhe një anëtare e kombëtares në Fushe Kosovë!

“Kemi kënaqësinë të prezantojmë Linda Selmanin si përforcimin e radhës për sezonin 2023/2024.

Jemi të bindur që përvoja e saj e gjatë në Superligë si dhe paraqitjet për kombëtaren e Kosovës do t’i ndihmojnë klubit që të arrijë objektivat e këtij sezoni.

Linda gjatë karrierës së saj ka arritur shumë trofe duke qenë njëra prej lojtareve me meritore për suksese në klubin përkates, andaj nënshkrimi i saj me klubin tonë vetëm se paraqet një vlerë të shtuar.

Me këtë mënyrë klubi për nga cilësia vetëm se ka një nivel e kombëtares, duke e ditur numrin e madh të lojtareve që kemi përbrenda klubit e që janë pjesë e kombëtares së Kosovës”, njofton KV Fushë Kosova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat