Krerët e FVK-së në hapje të CEV Eurovolley 2023

Volejboll

Krerët e FVK-së në hapje të CEV Eurovolley 2023

Më: 15 gusht 2023 Në ora: 23:39
Nikqi e Gjinovci

Në Verona të Italisë është zhvilluar ndeshja hapëse e Kampionatit Evropian në volejboll për vajza CEV EuroVolley 2023.

Me ftesë të presidentit të Federatës Italiane të Volejbollit Giuseppe Manfredi, presidenti i FVK-së Bahri Gjinovci, i shoqëruar nga sekretari i përgjithshëm i FVK-së Valon Nikqi, e kanë ndjekur nga afër hapjen e kësaj gare.

Takimi që e hapi edicionin e 33-të të evropianit të vajzave, mes Italisë dhe Rumanisë, u zhvillua në koloseun e Veronës, në një spektakël madhështor, në ambient të hapur.

Vizitën në Itali, Gjinovci e Nikqi e kanë shfrytëzuar edhe për takime të shumta zyrtare e jozyrtare me përfaqësues të CEV, federatave nga shtetet evropiane dhe yje të shumta të këtij sporti.

Duke e falënderuar për ftesën presidentin e Federatës Italiane të Volejbollit z. Manfredi, krerët e FVK-së kanë marrë poashtu premtimin për një bashkëpunim të afërt, i cili do të konkretizohet me ndihmë që Federata Italiane do t’i ofrojë asaj kosovare.

Për herë të tretë radhazi, CEV Kampionati Evropian, po mbahet në katër shtete të ndryshme, këtë herë në Itali, Gjermani, Estoni e Belgjikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat