Gjinovci: Federata italiane ka shpreh interesim për Kosovën

Volejboll

Gjinovci: Federata italiane ka shpreh interesim për Kosovën

Nga: K. Goca Më: 16 gusht 2023 Në ora: 19:09
Bahri Gjinovci

Kampionati Evropian në volejboll për vajza CEV Euro Volley 2023 po mbahet në Itali, ndërsa kryetari i Federatës së Volejbollit të Kosovës, Behri Gjinovci, me sekretarin e përgjithshëm Valon Nikçi, morën pjesë në hapje solemne dhe patën disa takime me figura të ndryshme të federatave të shteteve evropiane.

Gjinovci tha se është një ambient i bukur ku po organizohet gara më e madhe evropiane.

“E veçantë e këtij kampionati ishte vendi i hapjes pra Koloseu i Veronës, një ambient ndryshe i adaptuar që të luhet volejboll.

Pastaj organizimi fantastik dhe publiku mjaft i madh që kishin shprehur interes të shijojnë momentet që janë të rralla”, thotë Gjinovci për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Gjatë kësaj ngjarje që po zhvillohet në Itali, Gjinovci u takua edhe me homologun italian, Guisepe Manfredi.

“Takim i veçantë ishte takimi me presidentin e federatës italiane Guisepe Manfredi, ku falë bashkëpunimit të mirë edhe ishim mysafirë në këtë ngjarje”, ka nënvizuar Gjinovci.

Federata italiane ka shprehur interesim që të ndihmojë Kosovën dhe gjatë tetorit do të nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit. 

“E veçanta tjetër ishte se federata italiane ka shprehur interesim që të na ndihmoj dhe gjatë muajit tetor do të bëjmë edhe një marrëveshje bashkëpunimi”, ka treguar Gjinovci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat