FVK merr vendim: Në bazë të provave të gjetura, njeh legjitime KV Prishtina-F me kryetare Ganimete Gërbovci

Volejboll

FVK merr vendim: Në bazë të provave të gjetura, njeh legjitime KV Prishtina-F me kryetare Ganimete Gërbovci

Nga: K. G. Më: 30 gusht 2023 Në ora: 19:12
Ganimete Gërbovci

Gjithçka e qartë, legjitime është klubi i volejbollit Prishtina F me kryetare Ganimete Gërbovci.

Vendimi merret nga Bordi i Federatës së Volejbollit të Kosovës.  

“Në bazë të kërkesave dhe provave të gjetura, Bordi i FVK-së vendosi që të njeh si organe legjitime KV Prishtina-F, personat me të cilët është licencuar në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve”, njofton përmes një njoftimi Federata e Volejbollit të Kosovës.

Duhet thekuar se ditë me parë, një burim ka deklaruar mes të tjera për gazetën “Bota sot”: “Me letër i drejtohet federatës që mos t’i keqpërdoret emri dhe nënshkrimi duke mohuar kategorikisht qe ai personalisht ka nënshkruar dokumente të cilat janë dorëzuar në FVK më herët nga disa persona që thirren në emër të Prishtinës femrat dhe kërkon që të qartësohet kjo situatë”.

Sipas burimeve tona personat qe kanë falsifikuar nënshkrimin e zyrtarit në fjalë janë duke kërkuar në formë mashtruese sponzorët që gjoja të mbështesin klubin Prishtina femrat dhe gjoja se ata janë udhëheqësi e vërtetë e klubit Prishtina femrat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat