Superliga e Kosovës fillon më 30 shtator -  1 tetor

Volejboll

Superliga e Kosovës fillon më 30 shtator -  1 tetor

Më: 30 gusht 2023 Në ora: 19:28
Pamje nga një ndeshje

Bordi i Federatës së Volejbollit të Kosovës, me president Bahri Gjinovci, sot ka mbajtur mbledhjen e radhës, duke vendosur për fillimin e edicionit të ri të garave dhe për garat e Kupës së Kosovës në volejboll .

“1. Aprovoj procesverbalin nga mbledhja e kaluar; aAprovoj raportin e garave ndërkombëtare të Beach Volley 2023; paraqitja e ekipeve të të gjitha ligave të bëhet deri me 10 Shtator 2023, ora 16:00.

Superkupa 2023, në konkurencen e meshkujve të zhvillohet me 23/24 Shtator.

Sezoni vjeshtor 2023/2024 të filloj si në vazhdim; Superliga A (m,f) 30 Shtator / 1 Tetor 2023; b. Superliga B dhe Liga e Parë (m,f) 7/8 Tetor 2023.

Kupa e FVK-së (m,f) 3/4 Dhjetor 2023; sezoni Pranveror të filloj me 3/4 Shkurt 2024 Superliga A (m,f); sezoni Pranveror të filloj me 10/11 Shkurt 2024 Superliga B dhe Liga e Parë (m,f); gjysëmfinalet dhe Finalet e Kupës së Kosovës të luhen me 13/14 Prill 2024.

Kupa “Pavarësia” të zhvillohet 24,25,26 Nëntor 2023 ( Kosovë); Liga “Gjergj Kastrioti” të filloj me 9/10 Dhjetor; fituesit e Kampionatit 2023/2024 (m,f) Superliga A, do të shpërblehen nga FVK me shumë prej 5.000€ (Kampioni) dhe 2.000 (Nënkampioni).

Fituesit e Kampionatit 2023/2024 U18 (m,f), do të shpërblehen nga FVK me shumë prej 900€ dhe 400€, kampionët respektivisht nënkampionët”, njofton FVK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat