Liria e Zherovjanit përforcohet me tre lojtarë, synon daljen ne Evropë

Volejboll

Liria e Zherovjanit përforcohet me tre lojtarë, synon daljen ne Evropë

Më: 31 gusht 2023 Në ora: 15:14
Liria e Zherovjanit

Klubi i volejbollit Liria nga Tetova është duke punuar për të përforcuar skuadrën për sezonin e ardhshëm në Kampionatin e Maqedonisë 2023/24. 

Ata e shfrytëzojnë maksimalisht këtë periudhë kalimtare, ndërkohë që pushimi në kampionatin e volejbollit të Maqedonisë është për të forcuar radhët e tyre.

Klubi solli tre emra të rinj në Tetovë thotë kryetrajneri i ekipit Liria nga Zherovjani i Tetovës, Sadik Ferati. 

Bëhet fjalë për volejbollistet Sashe Ivkoviq, Dejan Dimovski dhe Zare Kolev, të cilët zyrtarisht janë lojtarë të rinj të Lirisë, shkruan media në Maqedoni të Veriut, “Info7.mk”.

Të gjithë vijnë nga GOK Borec nga Velesi, ku kanë luajtur sezonin e kaluar dhe kanë qenë nënkampionë të Maqedonisë. Me këto tre përforcime, Liria do të luftojë për një pozitë sa më të mirë në ligën e parë të volejbollit të Maqedonisë me mundësi që të ndërhyjë në luftën për titullin kampion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat