Linda Selmani habit: Ja kush mi kërkoi 500 euro për dëmshpërblim! Pse duhet me përfituar në emrin tim?

Volejboll

Linda Selmani habit: Ja kush mi kërkoi 500 euro për dëmshpërblim! Pse duhet me përfituar në emrin tim?

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 2 shtator 2023 Në ora: 19:18
LInda Selmani dhe Ganimete Gërbovci

Volejbollistja Linda Selmani është e lumtur që është pjesë e klubi Fushë Kosova.

Ajo së fundit ka luajtur me sukses për Prishtina F dhe tani do të jetë pjesë e klubit të Fushë Kosovës, anëtare e elitës së volejbollit të Kosovës.    

“Së pari jam shumë e lumtur që po rikthehem në volejboll pas 1 viti e gjysmë.

Kam përzgjedhur të jem pjesë e klubit Fushe Kosova për disa arsye, një ndër to është se mendoj që klubi ka shumë potencial për të arritur fitore të mëdha, gjithashtu një arsye tjetër është atmosfera dhe mikpritja nga ana e stafit dhe vajzave që janë të mrekullueshëm”, thotë Selmani për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Volejbollistja tregon edhe një detaj interesant, duke thënë: “Më vjen keq të them se jam shume e dëshpëruar me disa persona që janë munduar në mënyrë ilegale dhe me mashtrime të përfitojnë nga ky transfer.

Njëfarë zotëri Nazmi Beqiri po kërkonte dëmshpërblim 500 euro për transfer?

Kush është Nazmi Beqiri?, dhe pse duhet me përfitua në emrin tim ky person?

Çka ka investuar Nazmi Beqiri për mua si lojtare që të ketë atë të drejtë të kërkojë para në emrin tim e të drejtohet me email zyrtare në federatë?

Jam shumë e zhgënjyer me trajneren Arjeta Hyseni që së bashku me këtë person janë munduar me mashtrime me përfituar e më lëshu një fletëlëshim të pavlefshëm”.

Nga ana tjetër, Linda e falënderon Ganimete Gërbovcin, kryetaren e klubit, e cila ia lëshoi fletlëshimin.

“Fatmirësisht jam shumë mirënjohëse ndaj Ganimete Gërbovci, ish trajnere e imja, momentalisht kryetare e KV Prishtina F, e cila pa asnjë diskutim më ka ndihmuar shumë duke me mundësuar fletëlëshimin origjinal e madje pa kërku asgjë e veç me dy fjalë ’Ti veç ki sukses, e gjithmonë ke me pas përkrahjen time’.

E falënderoj jashtëmase shumë për të gjithë supportin.

Shpresoj që në të ardhmen këto parregullsi të zgjidhen dhe në përgjithësi të investohet në rritjen e lojtareve vendore dhe jo në zhgënjimin e tyre”, ka përfunduar Linda.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat