Krerët e FVK-së në asamblenë e 44-të të CEV

Volejboll

Krerët e FVK-së në asamblenë e 44-të të CEV

Më: 2 shtator 2023 Në ora: 22:19
Gjinovci e Nikqi

Presidenti i FVK-së Bahri Gjinovci i shoqëruar nga sekretari i përgjithshëm Valon Nikqi, kanë marrë pjesë në punimet e Asamblesē së 44-të të Konfederatës Evropiane të Volejbollit (CEV).

Këtë Asamble fillimisht e ka përshëndetur presidenti i FIVB-së Ary Graça, e pastaj të pranishmëve u është adresuar i pari i CEV-it, Aleksandar Boriçiç.

Një theks të veçantë ka marrë pika e 11-të e rendit të ditës, ajo për “Projektet e së ardhmes”.

Gjatë qëndrimit në Bruksel, krerët e FVK-së po e ndjekin nga afër edhe fazën finale të Kampionatit Evropian të vajzave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat