KAS-i refuzon ankesën e KV Lubotenit të Ferizajt 

Volejboll

KAS-i refuzon ankesën e KV Lubotenit të Ferizajt 

Nga: K. Goca Më: 5 shtator 2023 Në ora: 13:05
Foto ilustrim

Klubi i volejbollit Luboteni i Ferizajt (meshkuj) është ankuar në Këshillin për Arbitrazh Sportiv, në lidhje me regjistrimin e volejbollistëve nga shtetet e jashtme.

Ankesa e Lubotenit është refuzuar nga KAS-i.

Një burim brenda KAS-it ka treguar edhe arsyen e refuzimit.  

“GJAS duke u bazuar në dispozitat gjendjen faktike të konstatuar dhe vërtetuar kualifikimin juridik të gjendjes faktike dhe aplikimit të dispozitave ligjore të aplikueshme në datën e aplikimit për regjistrim, si dhe në pajtim me Nenin 4, 50, 51, 58, 59, 60, 61 dhe 62 të brendshme në KAS, me shumiclë votash sot, me datë29 gusht 2023 vendos:

I. Komisioni i Arbitrazhit Sportiv shpallet kompetent për vendosjen e çështjeve KAS01/2023:

II Të deklaroj padinë si të pranueshme të përfaqësuar nga z. Dardan Hakiu, sipas autorizimit nga KV Luboteni.

III: Të refuzoj kërkesën e paditësit për anulimin e Vendimit të Komisarit të Garave, Vendimin të Bordit të FVK-së: Vendimi të Komisionit Disiplinor dhe Vendimit të Komisionit të Ankesave.

IV: Të refuzoj kërkesën e paditësit për lejimin e ndryshimit të statusit të lojtarit nga momenti që i/e njëjta ndërron shtetësinë.

V. Të konfirmoj se regjistrimi i rezultatit të ndeshjeve të KV LUbotenit mbetet ai i përcaktuar nga Komisioni i Garave dhe nga FVK.

VI: Të mbeten në fuqi vendimet e FVK-së respektivisht Vendimi i Bordit i Datës 2 shkurt 2023, Vendimi i Komisarit të Garave dhe Vendimi i Komisionit të Ankesave.

VII: Secila palë i bart shpenzimet e veta të procedurës së arbitrazhit.

VIII: Secila palë i bart shpenzimet e veta të përfaqësimit në procedurë. 

IX Ky vendim hynë në. fuqi menjëherë”, njofton një burim brenda KAS-it.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat