Florentina rikthehet në Skenderaj

Volejboll

Florentina rikthehet në Skenderaj

Nga: K.G.. Më: 6 shtator 2023 Në ora: 16:53
Agron Istogu dhe Florentina Deliu

Volejbollistja më përvojë, Florentina Deliu, rikthehet në vendlindje respektivisht në klubin e volejbollit Skenderaj.

Me rikthimin e saj, Skenderaj pretendon rezultate edhe më të mira në sportin skofiar.

“Florentina Deliu, lojtare e akademisë së KV Skenderaj është rikthyer tek ne, e cila me eksperiencën e saj të gjatë në volejbollin e Kosovës, duke qene edhe reprezentuese e Kosovës për shumë vite do të na ndihmoj shumë ne arritjen e qëllimeve tona.

Klubi këtë vit ka bërë disa ndryshime, ku me ardhjen e Florentines dhe mbajtjen e lojtarëve kryesore vendore, do të tentoj qe të arrij të çdo trofe i mundshëm.

Ditëve në vazhdim do ta paraqesim ekipin e plotë”, njofton KVF Skenderaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat