Adelajda Prenga nuk i ndahet Dritës, një luftëtare e madhe në fushën e lojës 

Volejboll

Adelajda Prenga nuk i ndahet Dritës, një luftëtare e madhe në fushën e lojës 

Nga: K. G. Më: 7 shtator 2023 Në ora: 14:20
Adelajda Prenga

Volejbollistja Adelajda Prenga nuk i ndahet klubit të Dritës së Gjilanit.

Prenga i mbetet besnike klubit me të cilën po shijon sukseset me të mëdha në karrierën e saj dhe vit pas viti stoliset me tituj e kupa.

Kapitenja nuk ka hezituar për të firmosur kontratën me Dritën e kryetrajnerit Lorik Ilazi, me ambicie të qarta: Të luftojë për trofe edhe në edicionin e ri dhe të tregojë se Drita është kryefjala e volejbollit në Kosovë. 

Image

Adeljada është një luftëtare e madhe në fushën e lojës, një motivuese e madhe e ekipit. 

“KV Drita kompleton ekipin për stinorin e ardhshëm.

Pjesë e KV Drita edhe për këtë kampionat një nga yjet e KV Drita dhe një ndër lojtaret më të mira në vitet e fundit kapitenja Adelajda Fran Prenga.

Adelajda Prenga e cila vazhdoj për Dritën që nga viti 2012, mbetet prapë me ekipin për ta ndihmuar edhe në të ardhmen drejt qëllimeve të ekipit”, njofton KV Drita.

Adelajda apo siç e thërrasin Ada, vjen nga një familje sportistesh, kur dihet se Arjola është volejbollistja më e mirë shqiptare, pastaj motra e madhe Amarilda – trajnere e spikatur.

Prindërit e saj kudo që luan Ada janë në mbështetje të saj. 

“Ada siç e quajnë gjithë familja Drita, është shtylla kryesore e KV Drita ne dekadën e fundit kur Drita shpërthej me marrje të trofeve, duke qenë gjithmonë lojtarja kryesore ne shumë ndeshje të rëndësishme si dhe shumë finale”, shkruan më tej në faqen e kampiones së Kosovës.

Adeljada është rrush me trofe në petkun e Dritës, kjo e bën edhe më krenare sepse prej se është bashkuar në këtë ekip, ka vetëm gëzime dhe rrallë e për mall dështime. 

“KV Drita së bashku me Adelajda Prenga kanë fituar 22 trofe (7 kampionate, 7 kupa te Kosovës, 4 Superkupa dhe 4 Kupa të FVK-së) të cilët e bëjmë Dritën ekipin më të trofeshëm në Kosovë nga të gjitha sportet kolektive në dekadën e fundit.

Ada nuk ka hezituar shumë të jetë pranë ekipit Dritës, me dëshirën më të madhe që ta ndihmoj ekipin në garat ndërkombëtare të cilat zhvillohen ne shtator dhe gjithashtu edhe garat tjera vendore e kombëtare”, ka bërë t KVF Drita.

Karriera e Adelajda Prengës?

Hapat e parë të volejbollit i fillojë në moshën 9 - vjeçare të ekipi i Barleti Volley (ish Aulona Volley) për të qenë gjithmonë një ndër shtyllat kryesore e ekipeve ku luajti e duke ardhur në Kosovë si kampione e Shqipërisë ku doli me Mirdita Volley.
2005 Barleti Volley, Tirane
2009 Partizani, Tirane
2011 Mirdita Volley ( ish Minatori), Rreshen
2012 KV Drita, Gjilan
2015 Stod Volley, Norvegji
2016 KV Drita, Gjilan
Sot Ada është prapë pjesë e familjes tonë.
Vazhdojmë së bashku “Kampione”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat