Partizani dhe Skënderbeu dy finalistët e Kupës së FSHV

Volejboll

Partizani dhe Skënderbeu dy finalistët e Kupës së FSHV

Më: 10 shtator 2023 Në ora: 15:31
Pamje nga një ndeshje

Ekipet e Partizanit dhe Skënderbeut do të luajnë në finalen e Kupës së FSHV, pas fitoreve që arritën në takimet gjysmëfinale, luajtur në Farkë.

Një finale deri diku e pritshme, teksa përballë do të jetë sërish dy ekipet më të mira të sezonit të kaluar.

Partizani mundi 3-0 (25-21, 25-21, 25-23) në gjysmëfinale skuadrën e Vllaznisë, në një ndeshje me rivalitet. Kampionet e kuqe, që këtë sezon drejtohen nga Amarilda Prenga, vuajtën mjaft për të ndalur rivalet nga Shkodra.

Ndërsa ekipi i Skënderbeut mposhti 3-1 me përmbysje Tiranën (21-25, 24-19, 25-19, 25-13), një sfidë e fortë, por ku përvoja e korcareve bëri disi diferencën.

Bardheblutë janë ende një kantier në ndërtim pas ndryshimeve të shumta në drejtim e formacion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat