Gati për garat në Greqi

Volejboll

Gati për garat në Greqi

Më: 13 shtator 2023 Në ora: 21:47
Melirona Avdullahu, Vildane Jashari e Yllka Jashari

Në ditën e pestë të Lojërave Mesdhetare në rërë “Heraklion 2023”, do ta fillojnë aventurën garuese edhe çiftet kosovare.

Nga ora 09:00 sipas kohës sonë (10:00h në Greqi), dyshja Melirona Avdullahu/Yllka Jashari do ta zhvillojë ndeshjen e parë në kuadër të Grupit D, ku i pret ballafaqimi me çiftin grek Matiou/Triantafyllidi.

Së bashku me vashat tona, në Grupin D, janë edhe Qipro e Franca.

Në konkurencën e djemve, Kosovën në Lojërat Mesdhetare e përfaqëson çifti Erion Bajrami/Ermal Maliqi.

Në plazhin Karteros në Heraklion, dyshja kosovare të enjten në orën 09:00 (ora 10:00 në Greqi), do ta ketë ballafaqimin e parë në Grupin D me çiftin francez të vëllezërve Quincy dhe Calvin Aye.

Në grupin D, së bashku me Kosovën në beach volley, garojnë edhe Greqia e Maroku.

FVK u uron suksese e fat, ekipeve tona te djemtë e vajzat, që udhëhiqen nga Fatlum Hajrizi, respektivisht Vildane Jashari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat