Ekipet e Kosovës pësojnë humbje

Volejboll

Ekipet e Kosovës pësojnë humbje

Më: 14 shtator 2023 Në ora: 13:14
Foto ilustrim

Ekipet e Kosovës në beach volley e kanë filluar garimin në Lojërat Mesdhetare në rërë.

Në ditën e pestë të këtyre lojërave dyshja e Kosovës e konkurrencës së djemve Erion Bajrami/Ermal Maliqi, ka pësuar disfatë nga çifti francez Aye me rezultat 2:0, në sete 21:14; 21:11).

Edhe dyshja e vajzave tona Melirona Avdullahu/Yllka Jashari, me të njëjtat shifra është mposhtur nga Greqia, në sete 21:11; 21:10.

FVK u uron më shumë fat në ndeshjet e rradhës, në të dyja konkurrencat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat