Skënderbeu, gati për Kupën Ballkanike

Volejboll

Skënderbeu, gati për Kupën Ballkanike

Më: 19 shtator 2023 Në ora: 18:41
Skënderbeu

Skënderbeu në volejboll për femra tanimë do të luftojë për një tjetër trofe. Bëhet fjalë për Kupën Ballkanike, e cila zhvillohet në Gjilan të Kosovës, ndërsa korçaret do të jenë përballë Gallatasarajit, Dritës së Gjilanit dhe Ao Markopulo.

Trajneri i korçareve, Orlando Koja, në një intervistë për Radio Televizionin Shqiptar tregon se si vjen skuadra në këtë aktivitet.

"Ekipi jonë vjen në këtë kompeticion me energji dhe fuqi të shtuara kjo pas fitores së Kupës së Federatës Shqiptare të Volejbollit, por dhe suksesit 3-0 ndaj Vllaznisë në javën e parë të kampionatit. Dhe kjo ishte një nisje e mbarë e sezonit, që shpresojmë ta vazhdojmë të tillë deri në fund", shpjegon kryepankina e Skënderbeut.

Por cili është objektivi i Skënderbeut në këtë Kupë Ballkanike në të cilën merr pjesë për herë të parë?

"Objektivi për këtë kompeticion është të marrim medalje duke llogaritur që përballë do të kemi kundërshtarë cilësorë. Dhe kjo do t'i shërbejë edhe kampionatit pasi ne kemi nevojë për ndeshje cilësore", tregon Koja.

Ja dhe vlerësimi i Kojës për kundërshtarët dhe se çfarë mund të arrijë Skënderbeu i tij.

"Tani duke i marrë me radhë sigurisht që i pari është Gallatasaraji, që është me një organikë të jashtëzakonshme dhe me lojtare shumë të forta. I dyti është AO Markopolu i Greqisë një ekip me tradita, madje një ndër skuadrat e mira të kryeqytetit Athinë. Ne dhe Drita e Gjilanit besojmë se luftojmë për vendin e tretë në këtë Kupë Ballkanike", ka përfunduar Orlando Koja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat