Skënderbeu, i bronztë në Kupën Ballkanike

Volejboll

Skënderbeu, i bronztë në Kupën Ballkanike

Më: 22 shtator 2023 Në ora: 17:02
Skënderbeu

Korçaret mundin Dritën e Gjilanit, 3-2, kurse trofeu fitohet nga Gallatasaraji

Skënderbeu në volejboll për femra ka zënë vendin e tretë në Kupën Ballkanike, që për tre ditë me radhë u zhvillua në Gjilan dhe erdhi drejtpërsëdrejti në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar. U mund 0-3 nga Gallatasaraj, që ishte dhe fituesi i Kupës Ballkanike, dhe nga AO Markopolu, por fitoi 3-2 me Dritën e Gjilanit.

Në këtë mënyrë, Skënderbeu meritoi medaljen e bronztë duke vërtetuar dhe thënien e trajnerit të korçareve, Orlando Koja, një ditë përpara aktivitetit se vendi i tretë do të ndahej mes skuadrës së tij dhe kosovareve të Dritës së Gjilanit.

E në këtë mënyrë tanimë Skënderbeu do të përqendrohet për kampionatit, teksa në javën e dytë do të ndeshet me Pogradecin në Korçë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat