Partizani dhe Tirana nuk falin

Volejboll

Partizani dhe Tirana nuk falin

Më: 30 shtator 2023 Në ora: 12:04
Pamje nga ndeshja

Partizani dhe Tirana vijojnë ecurinë me pikë të plota në Superligën e volejbollit për femra, pa lëshuar asnjë set në tri ndeshjet e para të kampionatit. Të kuqet mundën dje Barletin 3-0, ndërsa vajzat bardheblu fituan në transfertën në letër ndaj Lushnjës 0-3, takime këto për javën e tretë të kampionatit.

Fillimisht në parket zbritën Lushnja dhe Tirana. Myzeqaret vijojnë të emigrojnë edhe në këtë sezon, pasi minipallati i sportit “Foto Puka” nuk është licencuar ende, edhe pse është inspektuar nga FSHV-ja.

Kështu edhe ndeshjen ndaj kundër Tiranës, Lushnja e ka zhvilluar jashtë fushës së saj, madje këtë herë në shtëpinë e kundërshtareve, në “Farie Hoti”.

Vajzat e trajnerit Hasan Gurabardhi kanë dominuar plotësisht, në të tria setet, për t’i fituar ato në shifrat 25-16, 25-15 dhe 25-20, duke i mbyllur llogaritë për 56 minuta lojë.

Kubanezja Sanchez me 18 pikë dhe Enkeleda Braho me 14 udhëhoqën sulmin bardheblu. Në kampion myzeqar, Lushnja shënoi humbjen e tretë radhazi dhe ndodhet në fund pa asnjë set të fituar..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat