Partizani, Tirana e Skënderbeu kryesojnë Superligën

Volejboll

Partizani, Tirana e Skënderbeu kryesojnë Superligën

Më: 30 shtator 2023 Në ora: 18:43
Pamje nga një ndeshje

Janë luajtur ndeshjet e javës së tretë të Superligës në volejboll për femra, ku sërish një trio ndodhet në krye të renditjes me 9 pikë të plota: Partizani, Tirana e Skënderbeu.

Partizani fitoi 3-0 ndaj rivalëve të Barleti Volley, një ndeshje me rivalitet vetëm në setin e parë (25-22, 25-9, 25-7). Pa probleme fitoi 3-0 edhe Tirana, që në Farkë mundi Lushnjën (25-16, 25-15, 25-20).

Në krye ndodhet edhe Skënderbeu, që në Durrës triumfoi po 3-0 ndaj Teutës vendase (25-5, 25-10, 25-15), në një ndeshje pa shumë histori. Fitoren e parë sezonale korri Pogradeci, që mundi 3-1 me përmbysje Vllazninë (26-28, 25-15, 25-15, 25-16), duke marrë tri pikët e para në kampionat.

Femra, java e tretë

Lushnja – Tirana, 0-3

Barleti Volley – Partizani, 0-3

Pogradeci – Vllaznia, 3-1

Teuta – Skënderbeu,0-3

Renditja: Partizani 9 pikë, Tirana 9 pikë, Skënderbeu 9 pikë, Barleti Volley 3 pikë, Vllaznia 3 pikë, Pogradeci 3 pikë, Teuta 0 pikë, Lushnja 0 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat