Fushë Kosova starton me fitore

Volejboll

Fushë Kosova starton me fitore

Më: 2 tetor 2023 Në ora: 00:16
Fushë Kosova

Fushë Kosova ka startuar me fitore në edicionin e ri në volejbollin e Kosovës (femrat).

Vashat e Fushë Kosovës shënuan fitore me rezultat 3:2 ndaj Prishtinës 75, në takimin e parë të elitës së volejbollit të Kosovës.

Trajneri Istref Elezaj ësht[ krenar me vashat e tij.

“Filluam me fitore sezonin e ri ne volejboll, duke mundur Prishtina 75 (ish M technologie) me rezultat 3:2.

Në një ndeshje shumë të bukur në të cilën udhëhoqëm 2:0 e të cilin rezultat nuk e shfrytëzuam për të mbyllur ndeshjen më herët, kështu ishte i nevojshëm seti i 5-të në të cilin po ashtu u rikthyem për të shënuar fitore në kuadër të xhiros së parë.

Ambasadorët më të mira të qytetit në formën më të mirë po e prezantojnë qytetin, duke arsyetuar secilën përkrahje.

Faleminderit KK të Fushe Kosovës dhe të gjithë sponsorëve që po i mundësojnë klubit shkëlqim në Superligë”, njofton KVF Fushë Kosova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat