Tirana, një fitore e përvuajtur

Volejboll

Tirana, një fitore e përvuajtur

Më: 7 tetor 2023 Në ora: 13:57
Pamje nga ndeshja

Bardheblutë kapërcejnë humbjen e dy seteve dhe mundin Studentin 3-2

Edhe Superliga e Kampionatit Kombëtar të Volejbollit për meshkuj ka luajtur të premten në mbrëmje dy takimet e para të javës së saj të 5-t[ dhe në takimin e luajtur më herët në Shkodër, Partizani, ka fituar në 4 sete, me rezultatin e përgjishëm 3-1 ndaj Vllaznisë vendase, me rezultatet e seteve që ishin 20-25, 25-21, 15-25 dhe 18-25 në favor të skuadrës kryeqytetase.

Tirana dhe Barleti Volej kanë patur nevojë për 5 sete për ta përcaktuar fituesen, teksa bardheblutë kanë vuajtur, duke arritur pas afro dy orësh e gjysmë ta fitojnë me përmbysje 3-2.

Në fakt, ka qenë skuadra e Studentit, që e ka nisur më mirë ndeshjen dhe e ka shtangur Tiranën, duke e marrë setin e parë me shifrat 25-15 dhe setin e dytë 25-17, brenda 48 minutash lojë. E vënë përballë mundësis[ së humbjes së takimit, Tirana e trajnerit Ben Sako ka reaguar në setin e 3-të, që ka qenë edhe më i luftuari, teksa ka kërkuar pikët shtesë, dhe ka zgjatur gjysmë ore, duke e fituar atë me rezultatin 27-25.

Dhe Tirana do të kthehet ta fitojë setin e 4-t, me shifrat 25-21, duke e çuar kështu gjithçka në setin e 5-të dhe të fundit, të cilin do të vijojë ta fitojë me shifrat 15-12 dhe gjithë ndeshjen 3-2 me sete. 

Tirana gjen kështu fitoren e 4-t në këto 5 javë, ku ka humbur vetëm një sfidë, dhe ngjitet në kuotën e 8 pikëve, por është 4 pikë prapa Partizanit kryesues. Të kuqtë e kryeqytetit kanë marrë kreun me 12 pikë, duke lënë prapa Erzenit, që ka 10, ka 9 pikë, që përballet të shtunën në derbin e Durrësit me Teutën, në ndeshjen që nis në ora 18:00.

Më herët, duke nisur nga ora 15:00, në sallën e Pallatit të Sportit “Tamara Nikolla” në Korçë, Elbasani është mysafire për t’u ndeshur me Skënderbeun vendas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat