Partizani dhe Skënderbeu udhëheqin Superligën

Volejboll

Partizani dhe Skënderbeu udhëheqin Superligën

Më: 8 tetor 2023 Në ora: 14:50
Pamje nga një ndeshje

Surpriza në ndeshjet e javës së 4-t të Superligës në volejboll për femra.

Skuadra e Barleti Volley fitoi 3-2 ndaj Tiranës, në një ndeshje emocionuese dhe me shumë rivalitet (25-15, 17-25, 25-17, 22-25, 11-15). Tirana kaloi dy herë në epërsi, por po dy herë u arrit nga barletaset, që më pas fituan në setin final.

I pandalshëm Partizani kampion, që mundi 3-0 Vllazninë në Shkodër (25-15, 25-17, 25-21) dhe udhëheq renditjen me 12 pikë të plota. Po 12 pikë ka në renditje edhe ekipi i Skënderbeut, që në fushën e tij mposhti 3-0 Lushnjën (25-12, 25-13, 25-9).

Vijon momenti i mirë për Pogradecin, që në Korcë mundi 3-1 Teutën, në një ndeshje të komanduar nga vajzat liqenore (25-20, 25-7, 16-25, 25-6). Falë këtij suksesi, skuadra e Pogradevit ngjitet në vendin e katërt në renditje.

Femra, java e 4-t

Vllaznia – Partizani, 0-3

Tirana – Barleti Volley, 2-3

Pogradeci – Teuta, 3-1

Skënderbeu – Lushnja, 3+0

Renditja: Partizani 12 pikë, Skënderbeu 12 pikë, Tirana 10 pikë, Pogradeci 6 pikë, Barleti Volley 5 pikë, Vllaznia 3 pikë, Teuta 0 pikë, Lushnja 0 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat