Diellza Kolgeci krenare për fitore në hapje të edicionit: Do të jemi aty ku duhet të jetë Prishtina

Volejboll

Diellza Kolgeci krenare për fitore në hapje të edicionit: Do të jemi aty ku duhet të jetë Prishtina

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 11 tetor 2023 Në ora: 15:09
Diellza Kolgeci

Prishtina F ka startuar në mënyrën më të mirë duke triumfuar me rezultat 3:2  (19:25, 25:14, 18: 25,, 25:19, 17:15) ndaj Feronikelit në Drenas, në takimin e javës së parë të Superligës B të Kosovës në volejboll.

Vashat e Prishtinës importojnë dy pikë të mëdha në hapje të edicionit të ri.

Drejtoresha e klubit Prishtina F, Diellza Kolgeci, ka komplimentuar volejbollistet për angazhim, lojë të mirë dhe ka uruar për fitore në start të kampionatit.

Diellza tha se përkundër disa vështirësive, e nisën me këmbë të parë edicionin e ri.

Drejtoresha e klubit kryeqytetas zotohet se do të punojë maksimalisht për të krijuar një ekip që do të lakmojnë edhe të tjerët.   

“Duke marrë parasysh shumë sfida që kemi pas si klub dhe probleme të cilat na kanë lënë anash në shumëçka që lidhet me zhvillimin edhe më të mirë të klubit. këtë fitore e shoh si një vullnet, dëshirë, dashuri, energji e flaktë nga ana e vajzave dhe trajneres dhe gjithë neve si ekip”, thotë Diellza për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Synimi i Diellzës është që Prishtinën të rikthejë në nivele e dikurshme dhe të luftojmë për trofe.

Drejtoresha e klubit thotë se Prishtina është klubi më i vjetër në sportin skofiar dhe së shpejti do të jetë aty ku e ka vendin.  

“Pavarësisht problemeve që kishim neve nuk na ndali të punojmë edhe në kushte jo aq të përshtatshme por kjo tregon se ne kemi shpirt luftarak dhe se do të punojmë me dashuri për klubin më të vjetër në vend, Prishtina. që atë ta ngrisim aty ku ka qenë, të shkëlqej ashtu si ka shkëlqye në të kaluarën, pse jo t’i kalojë edhe ato shkallë në të cilat ka qenë Prishtina dikur”, shpreh optimizmin Diellza.

Në klubin e Prishtinës F punohet me përkushtim në rritje të cilësisë dhe të vazhdojnë me fitore në Superligën B.

Diellza tha se me presidenten e klubit, Ganimete Gërbovci, kanë intensifikuar punën në ndërtimin e një ekipit ashtu siç e meriton kryeqyteti.  

“Me Ganën do të bëjmë të gjitha përgatitjet më të mira që të jemi aty ku duhet të jetë Prishtina”, ka përfunduar Diellza.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat