Vëmendja në Prishtinë

Volejboll

Vëmendja në Prishtinë

Më: 13 tetor 2023 Në ora: 10:44
Topi i volejbollit

Java e tretë e Superligës A të femrat, pritet të sjellë duele interesante, pas befasive që nuk kanë munguar nga java e parë.

Në xhiron e tretë, vëmendja do të jetë te ballafaqimi i rivalëve të vjetër Prishtina ‘75 dhe Drita.

Kjo ndeshje zhvillohet të dielën në orën 17:00 në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë.

Fushë Kosova kërkon ti kthehet fitoreve, ndaj skuadrës së rikthyer në elitë, Kastriotit, në duelin e së shtunës në orën 18:30.

Duel interesant pritet të jetë edhe ai mes Fer Volley dhe Skenderajt, që luhet po ashtu të shtunën në orën 20:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat