Fushë Kosova gjunjëzon Kastriotin e Skenderaj Fer Volleyn në Ferizaj

Volejboll

Fushë Kosova gjunjëzon Kastriotin e Skenderaj Fer Volleyn në Ferizaj

Nga: K.G. Më: 14 tetor 2023 Në ora: 22:57
Fushë Kosova

Fushë Kosova ka shënuar fitore me rezultat 3:0 ndaj Kastriotit të Ferizajt, ndërsa Skenderaj në udhëtim e mundi me 3:0 Fer Volleyn e Ferizajt, në takimin e javës së tretë të Superligës A të Kosovës në volejboll. 

“Rikthehemi të fitoret, në kuadër të xhiros së tretë shënuam fitore në ndeshjen kundër KV Kastriotit nga Ferizaj.

Ambasadoret më të mira të qytetit po vazhdojnë rrugëtimin drejt sukseseve të reja.

Qyteti është në rrugë të mbarë të vazhdoj të jetë pjesë e historisë edhe në sportin e bukur të volejbollit, pikërisht nga klubi që çdo sezon e shton një kapitull historik në këtë sport”, njofton KFV Fushë Kosova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat