Skënderbeu merr frenat e Superligës

Volejboll

Skënderbeu merr frenat e Superligës

Më: 15 tetor 2023 Në ora: 12:38
Pamje nga një ndeshje

Janë zhvilluar takimet e javës së pestë të Superligës në volejboll për femra. Skënderbeu udhëheq i vetëm renditjen me 12 pikë të plota, pas fitores 3-0 sot në kryeqytet ndaj Barleti Volley (25-12, 25-21, 25-14).

Një sezon që ka nisur shkëlqyer për korçaret, që nuk njohin asnjë humbje.

Mjaft i bukur derbi i kryeqytetit, ku pas dy orësh lojë, ekipi i Tiranës mundi 3-2 Partizanin, takim i luajtur në “Asllan Rusi” (25-21, 22-25, 21-25, 25-23, 15-11). Të dyja ekipet dueluan fort për fitoren në të pesta setet, ku diferencat ishin të vogla.

Bardheblutë dominuan në setin final dhe fituan takimin.

Ngjit shkallët në renditje Pogradeci debutues, që mundi 3-0 Lushnjën në kryeqytet. Skuadra liqenore e dominoi ndeshjen dhe meritoi fitoren (25-7, 25-20, 25-23), duke u ngjitur në kuotën e 9 pikëve, po 3-0 fiton edhe Vllaznia, që mundi në Durrës skuadrën vendase të Teutës me shifrat 3-0 (25-6, 52-21, 28-26).

Femra, java e 5-të

Teuta – Vllaznia, 0-3

Lushnja – Pogradeci, 0-3

Barleti Voley – Skënderbeu, 0-3

Partizani – Tirana,

Renditja: Skënderbeu 15 pikë, Partizani 13 pikë, Tirana 12 pikë, Pogradeci 9 pikë, Vllaznia 6 pikë, Barleti Volley 5 pikë, Teuta 0 pikë, Lushnja 0 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat