Burimet brenda KV Prishtina F: Prokuroria fillon hetimet ndaj personave që falsifikuan certifikatën e klubit

Volejboll

Burimet brenda KV Prishtina F: Prokuroria fillon hetimet ndaj personave që falsifikuan certifikatën e klubit

Nga: K. G. Më: 18 tetor 2023 Në ora: 19:55
Foto ilustrim

Zhvillime të reja në klubin e volejbollit Prishtina F, anëtare e Superligës B të Kosovës. 

Burimet e brendshme të klubit Prishtina F konfirmojnë për gazetën kombëtare “Bota sot”, se prokuroria ka nisur hetimet për personat që kanë falsifikuar certifikatën e klubit.

Ka ditë që shtruam pyetjen për këtë rast por sot morëm përgjigjen nga klubit. 

 “Hetimet kanë nisur për Nazmi Beqirin dhe të tjerët të involvuar në këtë proces që kanë mashtruar Ministrinë e punëve të Brendshme”, thuhet nga burimet e brendshme të klubit.

“Kanë fut në lajthitje edhe policinë edhe Ministrinë e Punëve të brendshme”, thuhet nga burimet e klubit.

Para pak muajve kemi paralajmëruar për këtë fenomen që ka ndodhur në KV Prishtina F.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat