Fitore me maratonë e trajnerit Adriatik Kajtazi në Zvicër

Volejboll

Fitore me maratonë e trajnerit Adriatik Kajtazi në Zvicër

Nga: K.G. Më: 21 tetor 2023 Në ora: 20:48
Volley Schonenwerd

Skuadra e Volley Schonenwerd ka shënuar fitore ndaj Volley Amriswilin në kuadër të kampionatit zviceran. 

Adriatik Kajtazi debuton me fitore si trajner. 

“Fitore me maratonë e trajnerit Adriatik Kajtazi që në paraqitjen e parë në kampionatin e ri të Superligës së Zvicrës në volejboll për meshkuj. 

Kampioni i helvetikeve, Volley Schonenwerd mundi Volley Amriswilin me rezultat 3:2 ne sete (25:23, 20:25, 24:26, 25:14, 18:16). 

Fitorja dramatike, ve ne pah synimin e skuadrës kampione që edhe në edicionin e ri 2023/2024 të jetë konkurruese për titullin e kampionit te Zvicrës.

Siç dihet tashmë, pjesë kampionit të Zvicrës është edhe Bujar Dervishaj, i cili në këtë skuadër ushtron rolin e drejtorit sportiv”, ka shkruar trajneri Xhavit Kajtazi në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat