CEV anulon përkohësisht sfidën e Tiranës në Europë

Volejboll

CEV anulon përkohësisht sfidën e Tiranës në Europë

Më: 24 tetor 2023 Në ora: 12:09
Tirana

Lufta në Izrael ka bërë që ndeshja e CEV Challenge Cup mes ekipit vendës të Maccabi Tel Aviv dhe Tiranës të anulohet.

Sot duhej të ishte luajtur në Tel Aviv ndeshja e parë mes dy skuadrave, por Federata Europiane e Volejbollit (CEV) ka njoftuar për anullimin e saj.

Ende nuk dihet nëse kjo sfidë do të luhet apo jo, por për momentin mësohet se është shtyrë për një datë tjetër. Këtë gjë e konfirmon edhe klubi bardheblu në njoftimin e tij në rrjetet sociale.

“KS Tirana është në pritje të zhvillimeve të fundit për përcaktimin e datës dhe fushës ku do të zhvillohen ndeshjet kundër ekipit Izraelit, Maccabi Tel Aviv”, thuhet në një deklaratë të klubit Tirana në lidhje me këtë përballje ndërkombëtare.

Ndërkohë, Tirana ka zyrtarizuar transferimin e volejbollistit 21-vjeçar nigerian Izuchukwu Oforah (2.04 metra i gjatë), që vjet ka luajtur në Superligën shqiptare me Partizanin.

Lojtari vjet është spikatur për paraqitjet e tij, ndaj dhe kampionët e Shqiprëisë vendosën ta transferojnë, duke parë edhe rezultatet jo fort të mira në kampionat këtë sezon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat