Fushë Kosova - Skenderaj, sfida kryesore! Skënderbeu e pret Dritën

Volejboll

Fushë Kosova - Skenderaj, sfida kryesore! Skënderbeu e pret Dritën

Më: 24 tetor 2023 Në ora: 19:25
Orari meshkujt

Superliga A në të dyja konkurencat, vie këtë mesjavë me ndeshjet e javës së pestë.

Në konkurencën e djemve, të mërkurën Skënderbeu e pret Dritën nga ora 20:00, në ndeshjen e vetme të kësaj dite.

Të enjten, në dy takimet tjera, Ulpiana pret liderin KV Peja, nga ora 20:00 dhe nga e njëjta orë Ferizaj ballafaqohet me Golden Eagle Therandën.

Image

Orari femrat

Te vajzat vëmendja do të jetë te dueli Fushë Kosova - Skenderaj, që zhvillohet të mërkurën në orën 18:00.

Kryesuesi i Superligës, KV Drita ndeshet me Kastriotin, poashtu të mërkurën nga ora 19:00.

Ndeshja e vetme e së enjtes në Superligën A, te vajzat, zhvillohet në kryeqytet, mes Prishtina ‘75 dhe Fer Volley, nga ora 19:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat