Drita superiore, shkatërron Kastriotin e Ferizajt

Volejboll

Drita superiore, shkatërron Kastriotin e Ferizajt

Nga: K. G. Më: 25 tetor 2023 Në ora: 22:27
Drita

Dritës së Gjilanit, ashtu si i ka hije kampiones së Kosovës, me lojë dhe rezultat i dha leksion Kastriotit të Ferizajt.

Vashat e Dritës treguan cilësi duke e shkatërruar me 3:0  (25:11.25:15, 25:11) Kastrioti, në takimin e javës së katërt të elitës së volejbollit të Kosovës.

Edhe një herë Lorik Ilazi ka treguar se është trajner që punon pareshtur dhe kjo është dëshmi edhe e rezultatit të thellë.

Po ndihet shumë mungesa si trajner e Abedin Ibrahimit në klubin e Kastriotit sepse kur ishte ai trajner ky klub luftonte vetëm për trofe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat