Ja ku do të luhet sfida Makabi Tel Aviv-Tirana

Volejboll

Ja ku do të luhet sfida Makabi Tel Aviv-Tirana

Më: 26 tetor 2023 Në ora: 12:41
Tirana

Tirana e volejbollit të meshkujve për herë të dytë radhazi në historinë e klubit do të luajë në Kupat e Europës, teksa shorti siç dihet i ka vendosur bardheblutë përballë izraelitëve të Makabi Tel Aviv.

Por ndeshja e vajtjes, e cila duhej të luhej në Izrael më 24 tetor, siç dihet nuk është zhvilluar, për shkak të luftës.

CEV ka njoftuar anulimin, por ende nuk ka dhënë detaje të tjera për vendin se ku do të spostohet kjo sfidë, e vlefshme për kualifikueset e “Challenge Cup”.

“Panorama Sport” mëson se takimi pritet të luhet në Qipro, vendim që duhet të zyrtarizohet sot nga CEV. Theksojmë se vonesa nga CEV ka sjellë jo pak shqetësim në kampin bardheblu për të përgatitur aventurën europiane.

Ndërkohë në pritje të njoftimit të CEV, në shtëpinë bardheblu po tregohen tepër aktivë në merkato. Pas nënshkrimit më Izuçuku Ofarah, vjet pjesë e Partizanit,

Tirana tashmë ka mbyllur marrëveshjen edhe më një lojtarë algjerian, i cili pritet të mbërrijë në kryeqytet në fundjavë. Te Tirana njoftojnë së bëhet fjalë për një lojtarë me kualitet që aktivizohet në pozicionin 4.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat